I dënuar për vrasje, serbi arratiset nga paraburgimi në Kosovë! Si arriti t’ia mbathë
Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendra e paraburgimit në Mitrovicë, është arratisur pasditen e 7 gushtit
Policia e Kosovës tha se bëhet fjalë për Gjorgje Radomiroviç, ndërkohë Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj.
“Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri GJ.R”, tha Shërbimi Korrektues i Kosovës.
A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?
I arratisuri ishte duke punuar në hapësirat e qendrës në paraburgimit në momentin kur ka ikur.
“Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, tha Shërbimi Korrektues, duke shtuar se ka nisur hetimet e brendshme për këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për të adresuar këtë çështje.
Policia, ndërkaq, tha se është duke vazhduar kërkimet për të arratisurit dhe ka ngritur pika statike të kontrollit në tërë pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.