“Britanikët ankohen se nuk kanë para...”/ Rama batuta me kryeministrin britanik: Nëse bie shi e keni fajin ju!
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me homologun e tij britanik, Keir Starmer, gjatë një takimi në Tiranë. Rama shprehu me humor se nëse bie shi gjatë kohës që janë liderët europianë në kryeqytet, “faji është i Starmer”.
Duke iu referuar raporteve të mëparshme, ai kujtoi se nuk janë vetëm kryeministra britanikë që kanë ofenduar shqiptarët, por theksoi se këto individë ishin zgjedhur nga populli britanik dhe mallkimi për shqiptarët u kthye në një humbje për ata që i përdorën ato fjalë.
Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria është futur në një “epokë të re” dhe se një nga objektivat kryesore është ndërtimi i industrisë së prodhimit ushtarak. Ai e quajti partneritetin me Britaninë një aleancë të shkëlqyer, duke shtuar me shaka se britanikët ankohen për mungesën e parave, por Rama e pyeti atë se sa të pasur janë.
Ai përfundoi duke thënë se ishte një nder të kishin kryeministrin britanik në Tiranë dhe që të dy liderët presin me padurim të ndërtojnë më shumë bashkëpunim. Duke përmendur motin, Rama iu drejtuar Starmer me humor: “Shpresoj që nesër të keni një mot shqiptar, jo Londre, por nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju”.