Nga Macron, te Erdogan, Von der Leyen dhe Meloni, liderët europianë firmosin ‘’yllin’’ europian të Ramës
E premtja e ktheu Tiranën në kryeqendrën e Europës duke bërë bashkë 47 liderë botërorë.
Tirana këtë të premte është kthyer në epiqendrën e Europës duke mbledhur 47 liderë botërorë. Kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë pasi është hera e parë që një vend i Ballkanit pret pret sesionin e gjashtë të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Një nga një, liderët parakaluan në tapetin e kuq dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama, i cili priti për disa orë ku i fundit mbërriti presidenti francez Emmanuel Macron.
Janë disa momente pikante gjatë pritjes dhe kalimit në tapetin e kuq, një ndër to ishin dhe atletet e bardha me yll me numrin 5 të Kryeminsitrit të cilat u vunë reh nga pjesëmarrësit, madje Erdogan edhe i ka komentuar duke qeshur.
Pasi mbërritën të gjithë, liderët europianë bënë foton familjare dhe më pas firmosën yllin europian, i cili është në fakt “ylli” që Rama mbajti me vete gjatë gjithë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fushatës së tij kryeministri nuk zgjodhi asnjë simbol tjetër partiak, por yll europian në vendosur e të stampuar kudo, në bluza, kapele, madje edhe atlete, të cilat nuk i “hoqi” nga këmba edhe sot.
Nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të BE-së, presidentja e KE Ursula von der Leyen, shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kalas, shefi i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, e deri tek udhëheqësit e Spanjës, Pedro Sánchez, kryeministri hungarez Viktor Orban, ai britanik Keir Starmer, i cili një ditë më parë u prit nga Rama edhe në një vizitë zyrtare. Nuk mungoi as presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe as liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.