"I papjekur emocionalisht…", Egli “shpërthen” ndaj Gjestit në prag të finales

Showbiz

"I papjekur emocionalisht…", Egli “shpërthen”

Në një provë emocionale dhe jashtëzakonisht të sinqertë, vetëm pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, katër finalistët u vendosën përballë një sfide të pazakontë nga Vëllai i Madh: të japin opinionet e tyre për njëri-tjetrin dhe të shpjegojnë pse të tjerët nuk e meritojnë fitoren.

Egli, e cila ka pasur një lidhje të afërt me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk u përmbajt në fjalët e saj kur foli për të. Ajo kritikoi ashpër mënyrën e sjelljes së tij, duke theksuar se veprimet dhe qëndrimet e Gjestit kanë qenë shpesh kontradiktore me fjalët e tij.

“Kontraditat që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht,” u shpreh ajo me tone të drejtpërdrejta, duke e akuzuar për mungesë të qëndrueshmërisë emocionale.

Egli shtoi se Gjest ka treguar papjekuri emocionale në përballjen me ndjenjat dhe njerëzit brenda shtëpisë, duke përmendur se ai kishte një tendencë për t’u afruar me të tjerët, por edhe për t’i larguar njëkohësisht – çka sipas saj ka shkaktuar konfuzion dhe lëndim emocional.

“Fakti që mund të ketë cenuar disa vajza me epitete të papërshtatshme edhe kur nuk kanë pasur asnjë qëllim erotik kundrejt tij”, tha ajo, duke sugjeruar se qëllimi i Gjestit ka qenë më shumë për strategji dhe fitore, sesa për ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

ME TE LEXUARAT