“Kishte telefon gjatë qëndrimit në “BBVA”: Egla u përgjigjet akuzave të Liam Mandiaro

Showbiz

“Kishte telefon gjatë qëndrimit në “BBVA”: Egla

Pas deklaratës së ish-banorit të “Big Brother VIP 3”, Liam Mandiaro, i cili hodhi dyshime mbi integritetin e lojës duke pretenduar se Egla Ceno kishte përdorur telefon gjatë qëndrimit në shtëpi dhe kishte komunikuar me familjen, ka ardhur edhe reagimi i saj.

Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, Egla mohoi kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të motivuara nga frustrimi i humbjes.

“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!”, shkruan ajo.

Ajo shtoi se kushdo që nuk e pranon rezultatin, mund të vazhdojë të prodhojë “montazhe fake, lajme fake, informacione fake”, duke lënë të kuptohet se reagime të tilla janë të motivuara nga mungesa e pranimit të fitores së saj.

“Fituesi fiton! Kush nuk e pranon, mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake. Interesante se si disa fitore lënë trauma kaq të mëdha,” përfundon Egla.

ME TE LEXUARAT