Lajm i trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur shqiptar
Lajmifundit
/
18 Qershor 2025, 16:25
Sport
Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë pasi ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti. I njohur ndryshe edhe si “Kapiti”, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Mehmeti ka luajtur në vitet ’70 për Prishtinën, ndërsa pati karrierë edhe si trajner te kryeqytetasit. Te Prishtina u emërua teknik i skuadrës, pikërisht në vitin 2012. Në Kosovë ndërkohë është nderuar edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.
Gjatë karrierës së tij kontribui po ashtu te Hamburgu në Gjermani si zëvendës trajner.