Zgjedhjet e 11 majit/ Prokurorët e SPAK "shpërndahen" në 12 qarqet e vendit!

Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokurorët e SPAK "shpërndahen"

Vendi sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

Ndërkohë bëhet me dije së në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas informacioneve paraprake, ata shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Këto lëvizje po bëhen veçanërisht në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor ndërsa mësohet se janë caktuar nga dy prokurorë. Qarqe të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha. Gjithashtu raportohet se për krimet zgjedhore në Tiranë janë caktuar prokurorë të posaçëm.

ME TE LEXUARAT