VIDEO/ Shtëllunga të mëdha tymi, flakët ‘përpijnë’ një anije mallrash! Autoritetet në alarm

Bota

VIDEO/ Shtëllunga të mëdha tymi, flakët

Zjarrfikësit britanikë u përballen me një zjarr të madh që përfshiu një anije mallrash të ankoruar në portin Albert Dock në Hull, Mbretërinë e Bashkuar.

Pamje tronditëse nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen në ajër pasi anija, e ngarkuar me skrap metalik, mori flakë rreth orës 10:00 të mëngjesit. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë katër makina zjarrfikëse, roja bregdetare dhe shërbimi i ambulancës. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë raportuar të jenë të sigurt.

Banorët lokalë janë këshilluar të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura për shkak të reve të dendura të tymit që vazhdojnë të përhapen në zonë.

Sipas BBC, anija e identifikuar është “Altay”, një anije transportuese e ndërtuar në vitin 2006.

 

ME TE LEXUARAT