Gjesti-Egli apo Sara Hoxha-Erik Fullani?! Zbuloni kush ka fituar më shumë ndjekës në rrjetet sociale
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave. Në vend të pestë për këtë javë renditet Rozana Radi. Njësoj si javën e kaluar, Rozana ka sërish 473 mijë ndjekës, pa pësuar kështu asnjë ndryshim.
Pas saj vjen Egli Tako me 1 mijë ndjekës më shumë.Teksa javë e kaluar numëronte 368K, tani ajo ka 369K ndjekës në “Instagram”.
Me po 1 mijë ndjekës më shumë këtë javë, renditet edhe Erik Fullani. Nga 76K që kishte javën e kaluar, tani ai numëron 77K. Sara Hoxha ka fituar këtë javë 2 mijë ndjekës. Ajo numëronte 589K javën e kaluar, kurse tani ka 591K në “Instagram”.
Vendi i parë këtë herë shkon për Gjesti, ku ka fituar 3 mijë ndjekës. Gjesti tani numëron 609K ndjekës në “Instagram”, në ndryshim nga java e kaluar ku kishte 606K.