Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Politikë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet

Tirana është qarku i fundit që pritet të mbyllë procesin e numërimit të votave preferenciale, kur duhen edhe 154 kuti të fundit të shpallin rezultatin përfundimtar të mandateve të dala nga votimet e 11 majit.

Sipas të dhënave më të fundit të orës 21:00, nga koalicioni opozitar PD-ASHM, vijon garën për mandatin e 13-të, Jorida Tabaku me Ilir Alimehmeti, por me një diferencë të thellë.

Nga të dhënat e KQZ, Tabaku numëron 16,642 vota, ndërsa kandidati i PD Ilir Alimehmeti 15,021 vota, pra diferenca është afro 1620 vota.

Megjithë ndryshimin e shifrave, diferenca e thellë duket se i jep Tabakut një vend të sigurt në garë e megjithatë pritet të shihet deri në fund se si do të ndryshojë kurba e votave.

ME TE LEXUARAT